Asfalt vetëm përreth – vetura e parkuar e lë të pashtruar një pjesë poshtë saj në Prishtinë
dp

Lexo edheDeputeti i VV-së: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e presidentit, kemi ende kohë

Një situatë të pazakontë tregohet në një fotografi të publikuar nga “Mitropol”. Gjatë asfaltimit të një hapësire në Prishtinë, një veturë e parkuar duket se ka penguar përfundimin e punimeve.
Sipas përshkrimit të mediumit, qytetari nuk e ka larguar automjetin me kohë, duke bërë që një pjesë e hapësirës të mbetet e paasfaltuar.
Në pamje shihet qartë se asfalti i ri është shtruar përreth veturës, ndërsa hapësira ku ajo është parkuar ka mbetur e paprekur.



Lexo edheDeputeti i VV-së: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e presidentit, kemi ende kohë