BallinaRegjionaleDrenasAs komuna e Drenasit nuk e përfillë vendimin e qeverisë, nuk i...

As komuna e Drenasit nuk e përfillë vendimin e qeverisë, nuk i hap çerdhet!

Të ngjajshme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Sot, Qeveria në detyrë përmes një konference për media, tha se çerdhet do të rihapen nga data 1 qershor, por me rregulla strikte.

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët, përkatësisht prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër!

“Kjo për arsye se Komuna, në komunikimin zyrtar, ende nuk ka pranuar asnjë vendim lidhur me rihapjen e çerdheve publike dhe atyre private.

Komuna është në pritje të një vendimi ose qartësimi nga Ministria e Arsimit se si do të funksionojnë çerdhet dhe deri në marrjen zyrtare të një vendimi, çerdhet nuk do të hapen në Drenas.

Në konferencë të Qeverisë në detyrë, janë përmendur rregullat strikte për rihapjen e çerdheve, por ende ka nevojë për t’u qartësuar kjo gjendje se si do të hapen ato.

Të nderuar qytetarë/prindër, çerdhet do të rihapen këto ditë, por presim nga niveli qendror për më shumë detaje lidhur më përgatitjet.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz