Arta Bajrami thirrje pas zgjedhjes së presidentes: Projektligji për autizmin të jetë ndër pikat e para!
dp

Lexo edheNicole Scherzinger tregon plagët e rënda nga uji i valuar: Ajo që nuk shohin fansa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës dhe funksionalizimit të institucioneve të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami ka kërkuar që çështja e fëmijëve me nevoja të veçanta të jetë ndër prioritetet e para të kuvendit.
“Tash që Kosova ka presidenten dhe institucionet po funksionalizohen, kërkesa jonë është e qartë: Projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizmin), të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në kuvend. Fëmijët nuk presin”, ka shkruar ajo.

Reagimi i këngëtares vjen si një thirrje për vëmendje më të madhe institucionale ndaj nevojave të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Lexo edheNicole Scherzinger tregon plagët e rënda nga uji i valuar: Ajo që nuk shohin fansa
Përmes mesazhit të saj, Bajrami ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet në kuvend, tashmë që institucionet e vendit kanë nisur funksionalizimin e tyre.
Në fokus të reagimit të saj mbetet kërkesa që projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta të hyjë sa më shpejt në agjendën parlamentare.