Nicole Scherzinger tregon plagët e rënda nga uji i valuar: Ajo që nuk shohin fansa

Nicole Scherzinger ka ndarë me fansat pamje të djegieve që pësoi në këmbë vetëm një orë para se të ngjitej në skenë në Dyseldorf të Gjermanisë.
Këngëtarja e “Pussycat Dolls” u dogj nga uji i valë, duke pësuar flluska dhe plagë të dukshme. Pavarësisht dhimbjeve, ajo vendosi të vazhdojë turneun evropian.
Në fotografitë e publikuara, 48-vjeçarja shfaqet fillimisht duke u përgatitur për koncert, ndërsa më pas ka treguar edhe dëmtimet në këmbë.
“Ajo që shohin ata, kundrejt asaj që nuk shohin…”, shkroi ajo, ndërsa postimi u mbush me mesazhe mbështetëse. Këngëtarja legjendare Gloria Gaynor i shkroi: “Ti je një luftëtare!”

Lexo edhe4 raunde IVF brenda një viti, Xhuli emocionon me letrën pas lindjes së binjakëve

Pas koncertit në Dyseldorf, Scherzinger kishte shkruar: “Nuk ka asgjë si të të bjerë ujë i valë mbi këmbë një orë para performancës – por shfaqja duhet të vazhdojë”.
Ndërkohë, rikthimi i “Pussycat Dolls” është shoqëruar edhe me polemika. Turneu në SHBA dhe Kanada u anulua për shkak të shitjeve të dobëta të biletave, ndërsa në Evropë koncertet po vazhdojnë sipas planit.
Gjithashtu, formacionit të ri i mungojnë tri anëtare të hershme, Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton, të cilat kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është realizuar rikthimi i grupit.














