Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri në Pejë
dp
Lexo edheATK i ndalon komentet në lajmin për marrjen e detyrës së drejtorit nga njeriu i VV-së
Policia ka arrestuar të enjten një person të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri të Pejës.
Sipas njoftimit për media, zjarri ka shpërthyer sot rreth orës 05:20 të mëngjesit dhe ka përfshirë një garazh, brenda së cilës ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, sot më datë 14.08.2025, rreth orës 10:00, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Lexo edheATK i ndalon komentet në lajmin për marrjen e detyrës së drejtorit nga njeriu i VV-së
I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/