BallinaLajmeArrestohet një person për vdekjen e 43 vjeçarit në aksidentin e sotëm

Arrestohet një person për vdekjen e 43 vjeçarit në aksidentin e sotëm

Të ngjajshme

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e 43-vjeçarit në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë natës në Prishtinë.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se ngasësi i veturës tjetër të përfshirë në të njëjtin aksident është arrestuar pas rastit

Ky është njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 04:00, në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë  saktësisht në lagjen Arbëria, ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një Golf IV me targa vendore dhe një   Golf V me targa të huaja.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar një person , (ngasësi i automjetit Golf V) i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës B. I, 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa i ngasësi i automjetit Golf IV A.M, 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor.

Aktualisht hetuesit e trafikut rajonal po punojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz