Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion
dp

Lexo edheDigjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje. Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline“ zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, sot kanë ushtruar kontroll në një vendbanim në Prishtinë,ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47, pesë karikatorë si dhe municion.
“ Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë|, ka thënë Ahmeti.

Lexo edheDigjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)
