Arrestohet një grua në Pejë për dhunë në familje, një person tjetër në kërkim
dp

Lexo edheNënkryetari i Mitrovicës së Jugut ofendon rëndë Burim Metën: E shkurtoi mbiemrin, Kuvendin mund ta shikoj ndoshta nga Klinika e Psikiatrisë

Një grua nga Peja është arrestuar, e dyshuar për dhunë në familje. Sipas policisë gruaja e arrestuar së bashku me një burrë i cili ende ndodhet në kërkim policor, i kanë shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike dhe viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Dhunë në familje. Pejë 07.05.2026 – NN. Është raportuar se dy të dyshuarit kosovarë (një femër dhe një mashkull) i kishin shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin e dyshuara femër është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo edheNënkryetari i Mitrovicës së Jugut ofendon rëndë Burim Metën: E shkurtoi mbiemrin, Kuvendin mund ta shikoj ndoshta nga Klinika e Psikiatrisë