Arrestohet një 35 vjeçar në Drenas, tentoi ta dhunojë një të mitur lëmoshkërkues në Prizren
03

Lexo edheRexhep Selimi nderon dëshmorin e UÇK-së, Ismet Rrahmani

Policia e Kosovës ka njoftuar ka arretuar një person të moshës 35 vjeçare me inicialet F.I i lindur në vitin 1984, për shkak të dyshimeve se i njejti ka tentuar të dhunoi një fëmijë.
Policia thotë se personi i dyshimtë pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.
“Rasti është nën hetime si rast “Dhunimi” dhe po bashkëpunohet edhe me institucionin e qendrës sociale. Vlen të theksohet se i dyshimti nuk është nga rajoni i Prizrenit dhe i njëjti është arrestuar sot në Drenas”, njofton policia.

Lexo edheRexhep Selimi nderon dëshmorin e UÇK-së, Ismet Rrahmani
Reporteri.net dje raportoi për rastin në fjalë, ku zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, konfirmoi se rasti i tentim dhunimi të fëmijës 11-vjeçar ka ndodhur të shtunën, ku i dyshuari e ka thirrur viktimën ta qeras me një pije dhe më pas ka tentuar ta dhunojë. /Reporteri.net/.