BallinaLajmeArratisja nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, pezullohet nga puna dhe arrestohet...

Arratisja nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, pezullohet nga puna dhe arrestohet edhe një oficer korrektues

Të ngjajshme

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

Më 7 gusht, Gjorgje Radomiroviq është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.

Radomiroviq ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje – nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj.

Në lidhje me rastin, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ajo ka thënë se, në lidhje me rastin, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

“Si Ministre e Drejtësisë, ritheksoj se askush nuk është mbi ligjin. Çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz