Arne Slot në krizë! A është koha për shkarkim?

Presioni ndaj Arne Slot është rritur pas humbjes së Liverpool-it ndaj Nottingham Forest me rezultatin 3-0 në shtëpi, duke e bërë këtë të shtunë humbjen e gjashtë në shtatë ndeshje për skuadrën.
Megjithatë, ekspertët janë të mendimit se trajneri holandez nuk do të shkarkohet, pas një sezoni fantastik që e çoi Liverpoolin drejt fitimit të titullit të Premierligës vitin e kaluar.
Slot, 47 vjeç, pati një sezon debutues të shkëlqyer në drejtimin e ekipit, duke pasuar Jurgen Klopp dhe duke e udhëhequr skuadrën për të arritur titullin.
Por fillimi i tij në sezonin 2025-26 është shoqëruar me shumë vështirësi, ndërsa tifozët dhe analistët kanë shprehur shqetësim për formën e ekipit dhe mungesën e rezultateve të mira, shkruan Gazeta Express.

Lexo edheEnise Zijade mposht serben, siguron gjysmëfinalen në Junior European Cup
Liverpooli shpenzoi 450 milionë paund këtë verë për të rinovuar skuadrën, por duket se Slot po punon kryesisht me lojtarët që Klopp i la pas në sezonin e kaluar. Ky ka qenë një faktor i rëndësishëm në ngritjen e pyetjeve rreth të ardhmes së trajnerit, pasi shumë besonin se rinovimi i skuadrës do të sillte një përmirësim të menjëhershëm të rezultateve.
Në këtë kontekst, ndërsa kritikat po shtohen, shumë janë të mendimit se do të ishte e parakohshme të merret një vendim për shkarkimin e Slot, duke marrë parasysh suksesin e tij të mëparshëm dhe natyrën e sfidave që po përballet ky sezon. /GazetaExpress/














