Ara, shtëpi e banesa – Mbi gjysmë milioni pasuri të paluajtshme e mijë euro kursime, ja çka deklaroi Donika Kadaj Bujupi

Pas përfundimit të afatit për të deklaruar pasurinë zyrtarët publik, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka filluar t’i publikoj të dhënat e tyre..
Pavarësisht se të gjithë paguhen nga shteti, pasuria që kanë krijuar disa prej tyre është e madhe.
Këshilltarja e ish-Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Donika Kadaj Bujupi e cila ka marrë këtë detyrë më 3 prill 2023, e që për vite me radhë kishte funksione të ndryshme politike, ka arritur që të krijoj pasuri të shumtë.
Shumicën e kësaj pasurie e ka fokusuar në pasuri të paluajtshme, kryesisht ara, shtëpi, lokal e banesë.
Në regjistrin e deklarimit të pasurisë, ajo ka deklaruar gjashtë ara që kapin vlerën e përbashkët të rreth 50 mijë eurove, apo gjithsej 49 mijë e 867 euro.
Këto ara ajo i ka deklaruar në pronësi të bashkëshortit, fëmijëve dhe disa në pronësi të përbashkët.
Përveç tyre. Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 400 mijë euro në pronësi të bashkëshortit, lokal në pronësi të përbashkët në vlerë 23 mijë e 275 euro, dhe banesë në vlerë të 80 mijë eurove në pronësi të bashkëshortit. Pasuria e paluajtshme e saj dhe familjes kap vlerën e gjysmë milioni eurove, apo 551 mijë e 207 eurove.

Përveç pasurisë së paluajtshme, ajo ka deklaruar edhe pasuri të luajtshme, saktësisht dy vetura. Një veturë në vlerë 5 mijë e 500 euro në pronësi të fëmijëve dhe një në pronësi të saj në vlerë të gjashtë mijë eurove.
Në pronësi të bashkëshortit të saj, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar edhe 100% të aksioneve në dy shoqëri tregtare, tek “NAS” dhe “Kosovanews”.
Ajo ka deklaruar edhe mbi 1 mijë e 600 euro kursime.

Lexo edheBE pritet të ngrijë fondet për Serbinë për shkak të regresit në reformat evropiane

Pavarësisht pasurisë së madhe, Kadaj Bujupi ka deklaruar edhe kredi të mbetur në vlerë 6 mijë e 660 euro në emër të saj, dhe 30 mijë euro në emër të bashkëshortit të saj.

Nga të ardhurat vjetore, Kadaj Bujupi ka deklaruar 21 mijë e 2021 euro pagë nga Presidenca e Kosovës, dhe 8 mijë e 866 euro nga meditje.
Ajo ka deklaruar 12 mijë e 764 euro pagë vjetore nga Telekomi i Kosovës për bashkëshortin e saj dhe 8 mijë e 622 euro për fëmijën e saj gjithashtu nga Thesari i Kosovës.

Donika Kadaj Bujupi ka ushtruar detyrën e këshilltares së ish-Presidentes Vjosa Osmani që nga 2023-ta. Ajo ishte deputete e VV-së për një mandat ndërsa para VV ajo ishte deputete e AAK-së. /Lajmi.net/














