back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeApeli ia zbret dënimin djalit të Hashim Rexhepit

Apeli ia zbret dënimin djalit të Hashim Rexhepit

Të ngjajshme

AAK hap fushatën më 13 shtator në Prishtinë, me sloganin “Dritë për komunat”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë...

Mjekët në Zvicër në grevë urie për Gazën

Mjekët zviceranë filluan një protestë urie jashtë parlamentit të...

KGJK suspendon gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se në një...

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të...

Gentian Rexhepi, djalë i ish-guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepi, do t`i vuajë tre vjet më pak burg për vrasjen e Arben Gashit, që kishte ndodhur gjatë një përleshjeje ndërmjet dy grupeve para restorantit “Garden”, në vitin 2009.

Gjykata e Apelit së fundi e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e klasifikuar veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje të rëndomtë, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht, ai ishte dënuar me 22 vjet burgim. Mirëpo, pas kthimit në rigjykim i është zbritur dënimi në 19 vjet burgim në shkurt të këtij viti. I akuzuar bashkë me Rexhepin ka qenë edhe Albert Isufi.

Edhe pse Isufin, Gjykata e Shkallës së Parë dy herë e ka dënuar me pesë vjet burgim për shtytje në vrasje, Apeli tani e ka shpallur të pafajshëm, duke vlerësuar se nuk është vërtetuar kryerja e kësaj vepre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz