back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportAncelotti maskohet si gazetar dhe tallet me Insignen

Ancelotti maskohet si gazetar dhe tallet me Insignen

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Trajneri Carlo Ancelotti u maskua si gazetar dhe filloi t’i bënte pyetje Lorenzo Insignes, i cili e kuptoi vetëm brenda pak sekondash se çfarë po ndodhte.

Gjatë një eventi, i organizuar nga skuadra italiane, tifozët e klubit kishin mundësi t’i bënin pyetje tre yjeve të Napolit, Lorenzo Insignes, Kostas Manolas dhe Dries Mertens, përcjell lajmi.net.

Në fakt ishte trajneri Carlo Ancelotti ai që po argëtohej më së shumti në këtë event.

Ai qëndronte i ulur në mesin e publikut dhe, pa ndonjë paralajmërim, ia drejtoi një pyetje Lorenzo Insignes, i cili pak kohë më parë shmangu një pyetje nga një tifoz për lidhjen e tij më të mirë me ekipin kombëtar sesa me Napolin.

Në fillim Insigne filloi ta dëgjojë me seriozitet pyetje e trajnerit të tij, i cili u prezantua si “Carlo da Reggiolo”, por pastaj filloi të qeshë.

“Desha ta pyes kapitenin Lorenzo Insignen: Pse luan më mirë për ekipin kombëtar sesa për Napolin”, tha duke qeshur ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura evropiane.

“Është gjithë faji i trajnerit, ti e di këtë gjë”, u përgjigj sulmuesi, duke qeshur së bashku me dy futbollistët e tjerë të ftuar.

FOX Sports

@FOXSportsIT

, la domanda per Lorenzo la fa Carlo da Reggiolo ?

47 people are talking about this

Të Fundit

Sport

ShowBiz