back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeALTERNATIVA drejt koalicionit me Vetëvendosjen? – Flet Mimoza Kusari-Lila

ALTERNATIVA drejt koalicionit me Vetëvendosjen? – Flet Mimoza Kusari-Lila

Të ngjajshme

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, në një bisedë për Gazeta Blic, ka thënë se kanë qenë në bisedime si subjekte politike për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mirëpo, që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, Kusari-Lila thotë se nuk ka pasur takime e as biseda me zyrtarë të VV-së për një koalicion parazgjedhor.

Ajo pavarësisht që potencoi që ende nuk ka asgjë konkrete, e lë mundësinë e hapur që të ndodhë një koalicion parazgjedhor mes Alternativa-s dhe partisë së Albin Kurtit.

“Ka pasur diskutime me Lëvizjen Vetëvendosje në kohën para se të jepte dorëheqje kryeministri Haradinaj. Kemi biseduar si ta rrëzojmë këtë qeveri, por edhe për koalicion parazgjedhor mes Alternativës dhe LVV-së. Por, s’jemi takuar pas dorëheqjes së Haradinajt. Kështu që ende nuk ka dicka konkrete”,

“Është fazë e hershme. Nuk kisha dashtë që të flas tani për tani, sepse janë diskutime ndërpartiake dhe në të dyja partitë do të vendoset në Këshillet e Përgjithshme”.

Kusari-Lila u përgjigj në pyetjen se a pajtohet me bashkëpartiakun e tij, Ilir Deda, për një koalicion parazgjedhor mes partive që tani janë në opozitë.

Ajo tha se një gjë e tillë është e vështirë pasi që siç tha ajo një koalicion i këtillë duhet të kalojë nëpër mekanizma të shumtë brenda partive politike.

Mirëpo, aji u shpreh se edhe nëse shkohet në lista të ndara, LDK-VV-PSD dhe Alternativa, me një bashkim mes tyre edhe pas zgjedhjeve, është zgjidhje për shumë probleme të qytetarëve të vendit.

“Në aspektin e realizimit e shoh si çështje që duhet të kalojë nëpër mjaft mekanizma, e që mendime të ndryshme nëpër subjekte. Këtë duhet ta fillojnë Vetëvendosje dhe LDK. Gjithsesi opozita e sotme, pavarësisht a shkon bashkë e në lista të ndara, mendoj që është zgjidhja për shumë probleme në vend”, ka thënë Kusari-Lila për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz