back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti paralajmëron qeverinë e ardhshme me Vjosa Osmanin

Albin Kurti paralajmëron qeverinë e ardhshme me Vjosa Osmanin

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani bashkë me ish-kryeministrin Albin Kurti janë takuar virtualisht me Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman Manuel Sarrazin për të diskutuar mbi zhvillimin politik në Kosovë.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se po ashtu diskutuan mbi vizionin e “qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve”, njofton Klan Kosova.

“Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës”.

“Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tonë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz