Albin Kurti: Jam i gatshëm të bashkëpunojë me Hashim Thaçin

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka thënë se nëse bëhet kryeministër është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin Hashim Thaçi.
Por theksoi se në qeverinë e tij, të parit të shtetit do t’i kufizohet hapësira manovruese.
“Ai nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë në mandatin e kaluar me kryeministrin Haradinaj. Komunikim doemos do të kemi, mund të kemi edhe bashkëpunim”.
“Hapësira e tij e manovrimit do të jetë më vogël. Do të kishte qenë mirë të heq dorë nga pozita e presidentit, tash do të bëjmë edhe Ligjin për Pension të Parakohshëm”, tha Kurti në debatin “Talk to Talk” të kolegjit Riinvest, shkruan Insajderi.

Lexo edheKryetari i OVL-UÇK’së flet për ftesa të reja nga Gjykata Speciale
Kandidati për kryeministër për dialogun me Serbinë tha se qysh në javën e parë në krye të ekzekutivit do të filloj kontaktet me qytetarët serbë të Kosovës.
Kurti theksoi se nuk u përket atyre njerëzve që tentojnë që të përfundojnë dialogun para zgjedhjeve në Serbi vitin e ardhshëm.
“Në javën e parë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës. Në muajin e parë do të vlerësoj të gjitha marrëveshjet që janë bërë me Serbinë. Po ashtu në muajin e parë do filloj takimet me BE-për tu përgatitur për dialogun me Serbinë. Nuk iu përkas atyre njerëzve që tentojnë që të përfundojnë dialogun para zgjedhjeve në Serbi vitin e ardhshëm”.














