back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme"Albin Kurti është uzurpues i postit, dhe këtë e tha njeriu që...

“Albin Kurti është uzurpues i postit, dhe këtë e tha njeriu që u zgjodh me snajperist të vendosur gjithandej në ndërtesat rreth Kuvendit”

Të ngjajshme

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, i ka cilësuar “hajgare” etiketimet e presidentit Hashim Thaçi ndaj Albin Kurtit lidhur me “uzurpimin e pozitës së kryeministrit”.

Sejdiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka pohuar se është “hajgare pa kufi” që një presidenti i zgjedhur në pozitën e të parit të shtetit me snajperist të vendosur mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ta quajë uzurpues dikë tjetër – në këtë rast Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës.

“Edhe këto e ndegjova, tha Albin Kurti është uzurpues i postit, dhe këtë e tha njeriu që u zgjodh me snajperist të vendosur gjithandej në ndërtesat rreth Kuvendit! Hajgarja spaska kufi”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi u shpreh sot se Albin Kurti po e mban paligjshmërisht e në uzurpim të plotë postin e kryeministrit.

“Për fat të keq, kemi një njeri që i ka uzurpuar zyrat e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese, po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare”, ka thënë Thaçi të hënën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz