Alban Bushi për ardhjet e reja te Shqipëria: Kanë potencial të jashtëzakonshëm!

Është zhvilluar ditën e sotme konferenca për shtyp me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi. Nga salla e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, Bushi ka folur për listën e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen miqësore që skuadra do të luajë përballë Ukrainës, më 5 tetor në stadiumin “Szentmarjay Tibor”.
Afrimet e reja, çfarë presim?
Dua të falenderoj lojtarët. Ajetin që ka lënë Maqedoninë e Veriut për të luajtur për Shqipërinë. Janë me potencial shumë të madh për Kombëtaren U-21 dhe për ekipin e parë. Si Kulla dhe Huqi, kanë qenë pjesë e Shqipërisë, me potencial, janë më të vegjël. Por kjo u jep mundësitë të rriten.
Çfarë prisni përballë Ukrainës?
Një ekip shumë i fort, test i rëndësishëm për ne. Ajo ndeshje ka qenë e kaluar dhe nuk ka asnjë lloj diference. Duhet të kesh konsistencë për atë çfarë po bën. Ekipi ynë ka shumë intensitet dhe disiplinë. Në letër të gjithë të gjithë kanë qenë më të mirë se ne, por në fushë kemi qenë të barabartë. Mendoj që jemi një ekip që nuk dorëzohemi kollaj.
Mendoni se ka lojtar specifik, i aftë për Ukrainën, pikë referimi?
Të gjithë lojtarët që janë përzgjedhur vlerësohen. Bajraktarin dhe Ajetin do ti shoh. Do të bëjnë karrierë shumë të madhe. Mendoj që do të ecin në hapat shumë të shpejt. Të gjithë lojtarët mund ta përballojnë Ukrainën. Kemi shumë mungesa, ne jemi ekip kombëtar dhe normalisht që kemi edhe alternativa.

Lexo edheZyrtare: Uldedaj zbulon kundërshtarin, rrahet në mes të Tiranës për titullin IBO
Miqësoret dhe ndërtimi i grupit për Europianin?
Do të shkojmë paralelisht. Ekipet e moshave, nuk kemi objektiv për të dalë në vendin e parë. Tani jemi të fokusuar te rezultati, por edhe te loja. Rezultatet janë të rëndësishme.
Kombëtarja e madhe A, ka brezi potencialin?
Mendoj që po. Edhe tani, janë katër lojtar, Sina, Fetai, Simon Simoni, janë lojtar potencial për u 21 dhe Kombëtaren A.
Përgatitjet për Europianin?
Gjithë fokusi është te Europiani. Të hënë do të tregohet përballë Ukrainës. Çdokush duhet ta kuptojë që ditët po ngushtohen dhe duhet të japim maksimumin dhe t’i marrim ndeshjet një nga një.














