BallinaLajmeAlarmon Konjufca/ Me shleper po vjedhet në Kosovë

Alarmon Konjufca/ Me shleper po vjedhet në Kosovë

Të ngjajshme

Rritja e çmimeve, Muharremi: A jeni në shkollë fillore apo jeni qeveritarë?

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me rritjen e...

VIDEO/ Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton fotografohen së bashku në Japoni

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po kalojnë pushimet e...

Giorgia Meloni pëson humbje në referendumin për reformën në drejtësi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të...

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Gluk Konjufca, ka thënë se në Kosovë po vjedh i madh e i vogël.

Konjufca, në fjalimin e tij para qytetarëve në Prishtinë, pohoi se buxheti i Kosovës po trajtohet si plaçkë e luftës.

“Në Kosovë po vjedh i madh e i vogël. Hajnia e ka marrë kamionin po vjedh me shleper. Buxheti i shtetit po trajtohet si plaçke e luftës. Për të aplikuar sot për një tender në Kosovë, duhet të shkosh me dy zarfa, në njërin duhet të jenë paratë”, theksoi Konjufca.

“Burgjet në Kosovë, janë të mbushura me hajna të drunjve, ndërsa, hajnat e milionave po e sharrisin buxhetin e shtetit. Hajnat milioner jo që nuk janë të burgosur por janë bërë edhe drejtorë të burgjeve e drejtorë te prokurorëve, e të policisë”, tha ai.

Konjufca, tha se partitë në pushtet po i mbushin bordet me militantë.

“Së pari i mbushin bordet me militantë, pastaj këta e mbushin Telekomin me familjarë, e i shpërndajnë tenderët. Kur, atje nuk ka më asgjë për të vjedhur thonë së është duke falimentuar Telekomi”, tha ai.

Konjufca, deklaroi se tubimet me qytetarët po i mbajnë për të i thënë mjaft pushtetit me hajna.Dhe që Kosova ka nevojë për qeverisje të re.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz