BallinaLajmeAksion i policisë kundër lojërave të fatit, arrestohet një person në Vushtrri

Aksion i policisë kundër lojërave të fatit, arrestohet një person në Vushtrri

Të ngjajshme

Shpërthim në depon e municioneve në Burundi, vriten 13 civilë

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të...

Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fitorja ime jeni ju”

Pas eliminimit nga Big Brother, Mali ka reaguar për...

Presidenti i Iranit i drejtohet popullit amerikan: Ne nuk ushqejmë armiqësi ndaj kombeve tjera

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka publikuar një letër drejtuar...

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin e bazuar se i njëjti ilegalisht ishte duke zhvilluar veprimtari të lojërave të fatit në Vushtrri.

B.Rrustemi, 25-vjeç, me urdhër të Prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Aksioni policor është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar- Sektori i hetimeve, pas disa informacioneve të pranuara se në një lokacion në Vushtrri është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë me parë janë ndaluar me ligj.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është kontrolluar një lokacion në të cilin pas kontrollit është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit me aparate. Më këtë rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar gjithsejtë nëntë aparate të lojërave të fatit”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda policisë.

I dyshuari pasi që është intervistuar me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal në Vushtrri të cilët në mungesë te lejes së punës e kanë mbyllë lokalin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz