Dje në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, për shkak të lëndimeve të rënda ka humbur jetën një vajzë, njoftoi sot policia, transmeton Gazeta Express.
Lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë.
“Fsh. Dollc, Klinë 27.12.2018 – 10:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit të dy ngasësit dhe një pasagjere të gjithë K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rreth orës 18:00 e lënduara e dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në autopsi dhe me pas ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore. Rasti është duke u hetuar”, tha policia, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.
