back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëAksident tragjik

Aksident tragjik

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Një aksident tragjik në Greqi i ka marrë jetën dy personave, njëri prej të cilëve është shqiptar. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Tourlida, Messolonghi.

Sipas mediave greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Makina përplasi një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar. Automjeti përshkoi edhe disa metra dhe më pas u rrëzua në det. Drejtuesi 30-vjeçar humbi jetën menjëherë. Trupi i tij i pajetë u nxorr nga zhytësit e policisë.

Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Më pas u transferua në spitalin e Patras për trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht, shqiptari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të rënda.

Emri i tij nuk është bërë me dije, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet për këtë aksident fatal. Së bashku me 40-vjeçarin shqiptar, në momentin e aksidentit ishte edhe vëllai i tij të cilët po peshkonin bashkë, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë lëndim. Ai ka dhënë dëshminë e tij në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit./syri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz