BallinaLajmeAksident i rëndë në Skenderaj, pesë të lënduar

Aksident i rëndë në Skenderaj, pesë të lënduar

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Një aksident trafiku ka ndodhur në Skenderaj, e aty kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë Rajonale të Mitrovicës, ka konfirmuar për Express se aksidenti ka ndodhur në rrugën Azem Bejta dhe janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në orën 11:25, në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj, në aksident ishin të përfshira një kamionetë dhe një veturë, ndërsa si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës- më pas janë liruar”, ka thënë Zahiti.

Sipas policisë, dyshohet se shkaktar i aksidentit është vozitësi i kamionetës.

“Nga hetimet e para në vendit të ngjarjes behet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë veprimi I drejtuesit të kamionetës i cili merr veprim për kthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund te rrezikoj pjesëmarrësit tjerë me ç’rast ka goditur veturën tjetër”, ka thënë zëdhënësi i Policisë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz