Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni
dp

Lexo edheMbretëria e Bashkuar ka nevojë për një “konsensus kombëtar” për rikthimin në BE, thotë ish-sekretari i Jashtëm britanik

Një shtetas shqiptar 55 vjeç ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur “Pirgos Ilias ” në Peloponez.
Sipas policisë greke,55 vjeçari Fatmir Dyrmishi po lëvizte me një bicikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit. Në rrethana ende të pa njohura, ai u godit nga një kamion duke marrë plagë të rënda.
Top Channel raporton se shqiptari, u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Lexo edheMbretëria e Bashkuar ka nevojë për një “konsensus kombëtar” për rikthimin në BE, thotë ish-sekretari i Jashtëm britanik
Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ndërkohë që policia po heton rrethanat e aksidentit. Për momentin është shoqëruar drejtuesi i kamionit.
Viktima banonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri.