Adem Dërmaku me tetë punime me motive nga Kosova në ekspozitë në Zvicër
BILLI·

Artisti kosovar Adem Dërmaku me tetë punime të tij është pjesë e ekspozitës kolektive në grafikë, që është hapur të premten “Dimension Druck”, në Brugg të Zvicrës, shkruan KultPlus.


Ai në këtë ekspozitë ka prezantuar tetë grafika në teknikën e shtypit të rrashtë (monothepi në gur të litografisë). Të gjitha këto punime kanë tematik dhe burim nga Kosova, ka thënë për KultPlus, Dërmaku.


Punimet janë “Shtëpia dhe këmba e një femre”, “Muret”, “Nesër në pushim”, “Lulja”, “Vetura” dhe “Pa titull” që vjen në tri cikle.

Lexo edheKur gazetari anglez tha se shqiptari është hajn që lehtë ndërron fe, Fishta iu përgjigj


Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 10 qershor./ KultPlus.com


















