back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeAbelard Tahiri del para Speciales, ftohen edhe 6 persona

Abelard Tahiri del para Speciales, ftohen edhe 6 persona

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në cilësinë e dëshmitarit u përball të martën me Prokurorinë e Specializuar, me seli në Hagë. Ndonëse dje nuk u deklarua për medie, ai kohë më parë kishte thënë se ardhja e ftesës nga Specialja për të kishte qenë e pritshme, për shkak të paqartësive në komunikim që kishte me këtë organ gjatë kohës sa ishte ministër.

Të martën para Prokurorisë së Specializuar për Krime të Luftës në Kosovë, me seli në Hagë, doli ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ishte ftuar muajin e kaluar nga ky organ, në cilësinë e dëshmitarit.

Ndonëse Tahiri nuk u deklarua për medie pas këtij intervistimi, ditë më parë ai kishte thënë se ishte ftuar nga Specialja për t’i informuar Dhomat e Specializuara mbi procedurat e zbatimit të ligjit për mbrojtjen juridike dhe për mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga ky organ, shkruan tutje “Zëri”.

“Para dy jave kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale nga Prokurori i Dhomave të Specializuara, në cilësinë e dëshmitarit. Kjo ftesë për mua ka qenë e pritshme dhe nuk më ka ardhur si habi. Kemi pasur një komunikim intensiv gjatë këtij viti dhe e kam parë se do të ndodhë si rezultat i disa paqartësive rreth këtyre komunikimeve”, kishte thënë Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz