Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
dp

Lexo edheHamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar nënshkrimet e tyre për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Ai është shprehur se nuk i ka bërë publike këto nënshkrime, sepse sipas tij, nuk ka dashur t’i bëj pjesë të lojërave politike.
Abdixhiku tha se LDK-ja vepron në mënyrë shumë institucionale dhe siç tha, është serioze në qëndrimet e veta.

Lexo edheHamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur
“Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe besoj që kjo ishte dashur ta përmbyllë gjithë debatin politik në Kosovë. 15 nënshkrime të LDK-së, për kandidatin e propozuar të LDK-së, por unë këto nënshkrime nuk kam dashur t’i bëj pjesë të lojërave politike, sepse janë serioze”.
“LDK-ja megjithatë vepron në mënyrë shumë institucionale dhe është serioze në qëndrimet e veta politike, nuk propozon diçka LDK-ja çfarë s’mund t’i qëndrojë prapa politikisht”, u shpreh ai.
