Abdixhiku: Shteti të mos sillet si spektator i padrejtësive, por si garantues i mundësive të barabarta
dp

Lexo edheAbdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se në takim është diskutuar për pabarazitë dhe pengesat që gratë përballen çdo ditë në Kosovë, duke përfshirë punësimin, avancimin profesional, përfaqësimin dhe barrën e padrejtë shoqërore.
“Pas Llapit e Drenicës, rrugëtimin e vazhduam në krahun tjetër të Kosovës, në Istog, në një takim të veçantë me gra.Folëm për mundësitë e pabarabarta, për pengesat e heshtura që shumë gra i përjetojnë çdo ditë; në punësim, në avancim, në përfaqësim e në barrën e padrejtë që shoqëria ende ua lë mbi supe”, shkroi ai.
Ai theksoi se shteti nuk duhet të qëndrojë si spektator i këtyre padrejtësive, por si garantues i mundësive të barabarta.

Lexo edheAbdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë
“ Folëm për nevojën që shteti të mos sillet si spektator i këtyre padrejtësive, por si garantues i mundësive të barabarta. Sepse një Kosovë që i kërkon grave të jenë shtylla e familjes, ekonomisë e shoqërisë, nuk mund t’u ofrojë më pak mundësi, më pak mbështetje e më pak hapësirë. Nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë”, shkroi Abdixhiku.