A ka pasur përplasje mes ministrit Mehaj dhe Rrahman Ramës? Flet zëvendësministri
BILLI

Lexo edheLati i OVL-së pas emërimit të Jasharit në krye të FSK-së: Do ta zotërojë këtë vend ashtu si kanë ditur të parët e tij (VIDEO)

Syla në “Debat Plus” thotë se nuk është e vërtet se Ministri Armend Mehaj dhe Rrahman Rama kanë diskutuar për dërgimin e automjeteve të FSK-së në veri.
“Në ato kohë për të cilat po flitet (ngjarjet në veri), ministri e as komandanti i FSK-së nuk kanë qenë në Kosovë. Unë kam qenë në detyrë në ato momente dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ai.
Zëvendësministri i Mbrojtjes thotë se mund të ketë pasur negociata për një kohë por sipas tij presione për dorëheqje nuk ka pasur.

Lexo edheLati i OVL-së pas emërimit të Jasharit në krye të FSK-së: Do ta zotërojë këtë vend ashtu si kanë ditur të parët e tij (VIDEO)
“Asnjë përplasje Ministri Mehaj me komandantin e FSK-së (Rrahman Ramën) nuk kanë pasur”.
Syla thotë se dokumenti i Atasheut ushtarak amerikan në Kosovë për në lidhje me mënyrën e përdorimit të automjeteve të FSK-së ka qenë i njohur edhe para aksionit në veri.