“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
dp

Lexo edhe“Kosova po pret”, më 12 shtator mbahet Marshi për Liri në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Më 12 shtator në Prishtinë do të organizohet një marsh me moton “KOSOVA PO PRET” për ish-krerët e UÇK’së, katër ditë para dhënies së vderdiktit për ta në Hagë.
Ismail Tasholli, nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, iu bëri thirrje liderëve të partive të mëdha në vend që të marrin pjesë në këtë marsh.
“I ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare dhe liderët e 4 partive më të mëdha në vend, z. Kurti, z. Hamza, z. Abdixhiku, z. Gjini që të bëhen pjesë e Marshit për Liri. Kjo ftesë u drejtohet të gjithëve, pa përjashtim. I ftojmë këta të jenë të pranishëm dhe të kenë adresimin e tyre publik në Marshin për Liri. Jo për të bërë fushatë. Jo për të ngritur flamuj partiakë. Por për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, tha ai.

Lexo edhe“Kosova po pret”, më 12 shtator mbahet Marshi për Liri në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë