AKB: Prodhuesit nuk janë “prodhues të së keqes”, janë ata që mbajnë gjallë ekonominë e Kosovës
dp

Lexo edheAmbasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Është e papranueshme që deputete e Kuvendit t’i etiketojë prodhuesit si “prodhues të Zajednicës”, “prodhues të së keqes” apo “prodhues të KEQ”.
Prodhuesit nuk janë prodhues të së keqes. Ata janë prodhues të vendeve të punës, pagave, tatimeve, investimeve dhe mirëqenies së qytetarëve.
AKB i bën thirrje skenës politike ti ruajnë dhe të ndalojë etiketimin dhe përdorimin e bizneseve e prodhuesve si pjesë të përplasjeve politike. Prodhuesi ka të drejtë të protestojë, të kërkojë institucione funksionale dhe të kritikojë çdo qeveri, pa u sulmuar politikisht.

Lexo edheAmbasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
Mos i ndani prodhuesit në “tanët” dhe “të tyre”. Prodhuesit janë të Kosovës dhe interesat e tyre janë interesat e ekonomisë së Kosovës.
AKB do t’i mbrojë me vendosmëri prodhuesit vendorë ndaj çdo gjuhe denigruese, pavarësisht se nga cila parti politike vjen ajo.