back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLati i OVL-së pas emërimit të Jasharit në krye të FSK-së: Do...

Lati i OVL-së pas emërimit të Jasharit në krye të FSK-së: Do ta zotërojë këtë vend ashtu si kanë ditur të parët e tij (VIDEO)

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Emin Lati, kryetar i OVL UÇK-së në Skenderaj, për emërimin e Bashkim Jasharit në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shprehur optimist se ai do të ecë hapave të të parëve të tij, duke e ditur se është nip i komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Bashkimi ka me zotënu këtë vend qysh kanë ditë të parët e tyne me zotënu”, ka thënë Lati për Info Magazine.

Sipas Latit ky emërim do të duhej të ndodhte më herët.

“Na e kemi pritë mirë këtë emërim të gjeneralit Bashkim Jashari, është i meritum është dashtë nashta pak ma herët po ma mirë vonë se kurrë”, ëhstë shprehur ai.

Lati tha se beson se puna në krye të FSK-së, Bashkim Jasharit do t’i shkojë mirë, në qoftë se nuk do t’i përzihet poltika.

“Edhe tash në Forcën e Sigurisë, besoj që ka me i shku shumë mirë, nëse nuk i përzihet politika, se kjo politika ditore pak  po ia pështjellë sendet”, ka shtuar ai.

Poste të larta sipas Latit është dashur t’i jepen më shumë familjes Jashari.

“Është nder i vogël jo i madh, po aty i kanë punët parlamenti, është dashtë me qenë Murati far presidenti se qysh kanë ditë me luftu edhe me ru historinë e popullit shqiptar dhe jena ardhë deri këtu ku jemi falë tyne, besoj që edhe këtej kishin ditë me vazhdu rrugën e tyne për të mirën e vendit”, ka vazhduar Lati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz