Sulm me shpatë në një shkollë të mesme në Suedi, disa të plagosur – një person arrestohet

Disa persona kanë mbetur të plagosur të premten pas një sulmi me shpatë në një shkollë të mesme në Fagersta, në pjesën qendrore të Suedisë.
Policia suedeze njoftoi se ka reaguar menjëherë pas raportimit për një rast të rëndë dhune në ambientet e shkollës, ndërsa një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen, transmeton lajmi.net.
“Një telefonatë u mor në lidhje me një rast dhune vdekjeprurëse të vazhdueshme në një shkollë në Fagersta. Policia ka reaguar në vendngjarje dhe një person është arrestuar,” tha policia në një deklaratë.
Forcat e rendit kanë vazhduar punën në vendngjarje, ku janë angazhuar një numër i madh i njësive. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos afrohen në zonën e rrethuar dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve.
Edhe autoritetet qendrore suedeze kanë reaguar ndaj incidentit. Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, tha se qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me policinë për të marrë informacionet më të fundit rreth rastit.

Lexo edhe147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
“Jemi informuar për një incident serioz në Fagersta. Policia është në vendngjarje dhe po punon shumë intensivisht me incidentin”, tha Strommer për Reuters.
Hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e sulmit janë duke vazhduar./lajmi.net/












