A do ta zyrtarizojë të hënën AAK koalicionin me PSD-në?

Sot nëpër media është raportuar se të hënën AAK do ta zyrtarizojë koalicionin me PSD-në. Në lidhje me këtë, janë prononcuar nga vetë partia e Ramush Haradinajt.
Në një prononcim për Gazetën Blic, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë të mos jetë në dijeni për një gjë të tillë, teksa ka pohuar se të hënën do të mbahet takimi i Këshillit Drejtues të AAK-së.
Ai nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni të tillë.
“Nuk jam në dijeni për një gjë të tillë, nuk ka diçka zyrtare, mirëpo të hënën do ta mbajmë mbledhjen e Këshillit Drejtues, organit më të lartë të partisë, aty ku merren vendimet dhe për gjithçka do të merret vesh”, ka thënë Demaliaj.

Lexo edheVdiq derisa po shkonte në çerdhe, sot varroset 3 vjeçari nga Kosova
Gazeta Blic nga burime të saja brenda AAK-së, merr vesh se ka përafrim të qëndrimeve ndërmjet dy partive.
“Ka përafrim të qëndrimeve ndërmjet dy partive. Të hënën pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, mund të zyrtarizohet koalicioni me PSD-në”, tha ky burim.
Ndërkaq, vetë Ahmeti e ka pranuar se ka pasur takime me Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn./Gazeta Blic














