back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeA do ta përkrah Vetëvendosje një emër të Jasharëve për president?- flasin...

A do ta përkrah Vetëvendosje një emër të Jasharëve për president?- flasin nga partia e Kurtit

Të ngjajshme

Tottenham dhe Arsenal në garë për Scott McTominay, Napoli vendos çmim të lartë

Tottenham Hotspur dhe rivalët e Londrës së Veriut, Arsenal,...

Mbyllen pjesët e para/ Ballkani dhe Malisheva po udhëheqin ndaj Gjilanit dhe Prishtinës së Re

Kanë përfunduar pjesët e para në Superligën e Kosovës. Ballkani,...

Barcelona në formë të shkëlqyer, lojtarët duan që Flick të qëndrojë përtej vitit 2027

Barcelona po kalon një periudhë shumë pozitive, duke humbur...

“Trafiku Urban” hyn në grevë në Prishtinë, punëtorët me kërkesa për kushte më të mira

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë...

Emri i Murat Jasharit po përfolët si kandidat i mundshëm për pozitën e presidentit në një kohë kur partitë politike në vend po shihet që s’kanë kurrfarë uniteti për pozitën e të parit të shtetit.

Por a do të përkrahet Murat Jashari për president nga partia që drejton Albin Kurti. Në një përgjigje për Express lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj, i cili s’ka mohuar se do ta diskutojnë një emër të familjes Jashari, veçse sipas tij kryesia e partisë duhet mblidhet për të përcaktuar disa kritere për çështjen e presidentit.

“Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje duhet ta mbajë një mbledhje të kryesisë dhe t’i përcaktojë kriteret se çfarë ne mendojmë për çështjen e presidentit. E dyta, çështja e presidentit ne mendojmë se duhet ta përfaqësojë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, mbi këtë bazë ne do ta diskutonim edhe emrin e respektuar të një anëtari të familjes Jashari. Këto parti politike, LDK, PDK dhe AAK janë të bllokuara tek emrat e kryetarëve të tyre. Prandaj nuk shoh tek partitë tjera që do të avanconin qoftë ndonjë emër të respektuar të familjes Jashari apo ndonjë emër tjetër”, ka thënë Rexhaj.

Në fund ai ka përsëritur qëndrimin e VV’së se presidenti i ri duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve të reja.

“Presidenti duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve. Vetëvendosje nuk ka propozuar ndonjë emër pasi ne jemi parti opozitare”, ka përfunduar Rexhaj./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz