HomeLajmeBordi Drejtues ia vazhdon kontratën Elvir Azizit për mandat 4-vjeçar

Bordi Drejtues ia vazhdon kontratën Elvir Azizit për mandat 4-vjeçar

Të ngjajshme

Totaj kritikon Kurtin: Nuk ka mbajtur premtime dhe shpesh ndryshon qëndrimet politike

Me nënkryetarin e PDK-së Shaqir Totajt, u diskutuan aktualiteti...

Haxhiu pas ankesës në PZAP: Ka vota të regjistruara gabimisht

Ish-deputeti Bekim Haxhiu i cili kohëve të fundit ka...

Albion Rrahmani shumë afër t’i bashkohet klubit të Serie A-së

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është gati të bëjë hapin...

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta

Specialisti i mjekësisë familjare, Rushit Ismajli, ka deklaruar se...

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka marr vendim për t’ia vazhduar sot kontratën drejtorit të Përgjithshëm Elvir Azizi.

Lajmi është konfirmuar nga kryesuesi i Bordit Dr. Faik Shatri, në një prononcim për Gazetën Shneta.

“Po i është vazhduar kontrata për mandat 4-vjeçar”, ka deklaruar Shatri.

Ai ka thënë se Azizit i është bërë vlerësim i performancës në dy vitet e fundit.

“Dy vleresime të performances në mënyrë të vazhdueshme. Ne i kemi analizu përparësitë dhe mangësitë dhe për të mirën e kontiunitetit dhe pavarësisht kritikave dhe punës të kushte të vështira e kemi pa të arsyeshme t’i vazhdohet mandati”, ka deklaruar Shatri.

Ai nuk ka folur për pikat kryesore që janë vlerësuar pozitivisht për punën e Azizit, duke thënë se ditën e nesërme do të publikohet një komunikatë e detajuar në lidhje me këtë vendim.

Azizi është përzgjedhur drejtor i SHSKUK-së në korrik të vitit 2023. Statuti i ri i SHSKUK-së e ka përcaktuar mandatin prej 4 vite të drejtorit të përgjithshëm. Ky statut ka mundësuar poashtu vazhdimin e mandatit nga Bordi Drejtues.

“Mandati i Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-ës është katër (4) vjeçar me mundësi vazhdimi edhe një mandat tjetër me të njëjtën kohëzgjatje”, thuhet në Nenin 19 të Statutit.

Kjo është hera e parë që një drejtori të SHSKUK-së i vazhdohet mandati nga Bordi Drejtues. Ky organ përbëhet nga Faik Shatri, përfaqësues nga QKUK, Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKSUK, Ardita Baraku – përfaqësuese nga IKShPK,  Osman Hajdari – përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshme, Mentor Sadiku, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. Pjesë e këtij bordi është edhe Vjollca Zeqiri nga kujdesi parësor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz