HomeLajmeKurti pret në takim profesorin amerikan Serwer: Biseduam për integrimin euroatlantik e...

Kurti pret në takim profesorin amerikan Serwer: Biseduam për integrimin euroatlantik e sigurinë rajonale

Të ngjajshme

Aprilia dominon Assenin, podium historik dhe fundjavë perfekte në MotoGP

Aprilia Racing dhe RS-GP26 kanë zhvilluar një nga fundjavat...

Chelsea do të marr një shumë kompenzimi nga Manchester City për Marescan

Enzo Maresca është trajneri i ri i Manchester Cityt. Italiani,...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin tha ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit euroatlantik dhe situatën e sigurisë në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

“Sot pata nderin të pres në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer, për një takim të përzemërt dhe frymëzues. Gjithmonë është kënaqësi të takohem me profesorin Serwer, i cili sot u bë mysafiri i parë amerikan të cilit ia urova përvjetorin e 250-të të pavarësisë së ShBA-ve”, shkroi ai.

“Me profesorin biseduam për një gamë të gjerë temash të rëndësishme, duke përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe zhvillime gjeopolitike dhe implikimet për sigurinë e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Kurti tha se “Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz