HomeLajmePas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë...

Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit

Të ngjajshme

Kosova, partneri më i rëndësishëm për turizmin shqiptar: Miliona euro vetëm në fundjavë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten kontribuuesit më të...

Totaj kritikon Kurtin: Nuk ka mbajtur premtime dhe shpesh ndryshon qëndrimet politike

Me nënkryetarin e PDK-së Shaqir Totajt, u diskutuan aktualiteti...

Haxhiu pas ankesës në PZAP: Ka vota të regjistruara gabimisht

Ish-deputeti Bekim Haxhiu i cili kohëve të fundit ka...

Albion Rrahmani shumë afër t’i bashkohet klubit të Serie A-së

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është gati të bëjë hapin...

Ahmet Grajçevci nga Këshilli për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka folur për dyshimet e ngritura nga Natasha Kandiq për një varrezë masive në Serbi, në lokacionin Pasuljanske Livade, ku dyshohet se ndodhen trupat e shqiptarëve nga Kosova.

Grajçevci ka thënë se për herë të parë ka dëgjuar për këtë informacion nga Natasha Kandiq.

“Dyshoj se ka në atë vend, sepse sigurisht ajo, në brendësi të Serbisë, nga individë e institucione ka marrë njoftimin se ka diçka në atë Livadhin e Pasulit aty.”

“Ata ku kanë mundur me i mshef (trupat) që mos me u zbulu kurrë dhe zakonisht edhe poligoni i Prokupljes është një varrezë masive. Aty deklaron vetë ushtaraku që këtu janë zbrazur kamionët. Ne nuk po dyshojmë që nuk i kanë çuar, se kanë bartur të gjallë dhe të vdekur. Të gjallët i kanë dërguar deri në Prokuplje, mirëpo nuk e dimë vendndodhjen e tyre dhe përfundimin e tyre tash se ku kanë mbetur ata njerëz”, ka thënë ai.

Grajçevci tutje është shprehur se vetë shteti serb është i obliguar t’i japë këto informacione, pasi që, sipas tij, në mënyrë komanduese dhe administrative, përmes strukturave shtetërore, i ka kryer aktet e ndryshme të vrasjeve dhe zhdukjeve.

“Ne kemi njerëz të zhdukur edhe nga burgjet”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz