Turizmi në Shqipëri mbështetet nga Kosova: 300 euro mesatarisht për vizitor, miliona euro qarkullim çdo fundjavë
dp

Lexo edheKosova, partneri më i rëndësishëm për turizmin shqiptar: Miliona euro vetëm në fundjavë

Sipas studimit, gjatë pesë fundjavëve të monitoruara, mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri, raporton Monitori.al.
“Për një qëndrim prej dy deri në tre netësh, secili prej tyre shpenzon mesatarisht të paktën 300 euro, duke përfshirë akomodimin në hotele apo apartamente, ushqimin dhe pijet, karburantin, taksën rrugore, transportin, argëtimin dhe blerjet”, thuhet në raport.
Kjo do të thotë sipas AKB se vetëm në një fundjavë, ekonomia shqiptare përfiton rreth 7.5 milionë euro nga vizitorët e Kosovës.

Lexo edheKosova, partneri më i rëndësishëm për turizmin shqiptar: Miliona euro vetëm në fundjavë
AKB vlerëson se këto shifra e konfirmojnë Kosovën si tregun dhe partnerin më të rëndësishëm për turizmin shqiptar.
Sipas organizatës, vizitorët nga Kosova ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të hotelerisë, gastronomisë, transportit, tregtisë dhe sektorëve të tjerë të shërbimeve.