HomeShowBizGati dasma e vitit, kush do të marrë pjesë?

Gati dasma e vitit, kush do të marrë pjesë?

Të ngjajshme

​Lëndohet Vedat Muriqi, largohet me barelë nga fusha

Fenerbahçe është përballur me një tjetër shqetësim gjatë përgatitjeve...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot...

Mblidhet LDK-ja, ja çfarë pritet të diskutohet në parti

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë takim sot...

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce po cilësohet tashmë si një nga dasmat që do të shikohet këtë vit, dhe lista e të ftuarve pritet të jetë plot me emra të famshëm.

Ylli i muzikës dhe lojtari i futbollit amerikan, të cilët njoftuan fejesën e tyre në gusht 2025, do të ecin së shpejti drejt altarit, transmeton Indeksonline.

Data, vendi dhe detajet e ceremonisë janë ende të panjohura, por kjo nuk e ka ndaluar publikun të spekulojë për gjithçka, përfshirë edhe se kush do të jetë midis të ftuarve.

Swift më parë la të kuptohej në The Graham Norton Show se nuk ka ndërmend ta shkurtojë shumë listën e të ftuarve.

“Të vetmet dasma stresuese janë ato ku ke një numër të vogël të ftuarish dhe duhet të vendosësh se kush është në prag të ftesës”, tha ajo. “Pastaj duhet të vlerësosh marrëdhënien tënde me ata njerëz dhe të vendosësh nëse ata duhet të jenë atje. Unë nuk do ta bëj këtë”, shtoi ajo.

Ajo tha me shaka se “të gjithë ata me të cilët ka folur ndonjëherë” do të marrin një ftesë. Revista People sjell një listë të të gjithë yjeve që kanë konfirmuar se do të shkojnë në dasmë.

Ed Sheeran
George Kittle
Jason dhe Kylie Kelce
Andy Reid
Suki Waterhouse
Graham Norton
Zoë Kravitz
Xhek Antonof
Princi William
Stevie Nicks. /Indeksonline/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz