BallinaLajmeNënshkruhet kontrata për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan

Të ngjajshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Klinikës së Pedriatisë në Gjilan.

Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar me procedurë të hapur dhe kriter për dhënie ka qenë çmimi më i ulët, shkruan IndeksOnline.

Kontrata u nënshkrua me grupin e operatorëve ekonomikë “HYDRO ING SH.P.K.”, “MBB Construction SH.P.K.” dhe “HEXAGON CONSTRUCTION SH.P.K.”.

Vlera e parashikuar e projektit kishte qenë 999 mijë e 230 euro, ndërsa oferta fituese kap shumën prej 996 mijë e 687 eurosh.

Sipas dokumentit të publikuar, kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.

Në këtë aktivitet prokurimi janë pranuar dy tenderë, ndërsa vetëm një është konsideruar i përgjegjshëm./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz