Më shumë se gjysma e konsumatorëve në Switzerland blejnë rregullisht produkte nga platformat kineze të blerjeve online si Temu dhe Shein. Megjithatë, një sërë testesh kanë treguar se disa prej këtyre produkteve mund të paraqesin rreziqe për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin, përcjell albinfo.ch.
Për këtë arsye, deputetë në Switzerland po kërkojnë vendosjen e rregullave më të ashpra për pakot që mbërrijnë nga këta distributorë.
Sipas propozimeve, produktet që nuk i përmbushin standardet zvicerane duhet të identifikohen qartë për konsumatorët. Në të njëjtën kohë, po shqyrtohet mundësia që dërgesat nga këto platforma të jenë subjekt i taksave shtesë.
Nëse kjo masë miratohet, taksa përkatëse mund të paguhet nga vetë marrësit e pakove kur ato mbërrijnë në Switzerland. Autoritetet synojnë kështu të rrisin kontrollin mbi cilësinë e produkteve dhe të mbrojnë konsumatorët vendas.