BallinaLajmeAutostradë deri në Mitrovicë, me “garanci” amerikane/ Pretendimet e Vuçiqit kalojnë në...

Autostradë deri në Mitrovicë, me “garanci” amerikane/ Pretendimet e Vuçiqit kalojnë në heshtje

Të ngjajshme

Muharremi: 2026 mund të jetë fatale për LVV-në

Analisti Shenoll Muharremi ka shkruar se viti 2026 mund...

Kurti dhe Pacolli prezantojnë pakon për largimin e deponive ilegale

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, bashkë me Kryeministrin e...

“E kishte fiksim”, dënohet me vdekje TikTok-eri që vrau 17 vjeçaren

Është dënuar me vdekje Umar Hayat, personi që akuzohet...

Më shumë se dy javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, zbardhi synimet e reja të tij – në Kosovë.

Në një deklaratë publike, ai shprehu aspiratat për ndërtimin e një autostrade që lidh Serbinë me Kosovën, më saktësisht territorin serb me Mitrovicën, shkruan IndeksOnline.

Madje, Vuçiq pretendoi të zgjatë projektin infrastrukturor, duke e lidhur autostradën edhe përtej Mitrovicës.

Por, për të financuar dhe realizuar një projekt të tillë, Vuçiq kërkonte ndihmën e SHBA-së.

“Jemi të gatshëm të paguajmë për ndërtimin, pra 45 kilometra autostradë deri në Mitrovicë. Ne po paguajmë gjithçka, çmimin e plotë, vetëm që amerikanët të sigurohen që Prishtina të mos shkaktojë probleme për këtë çështje”, deklaroi ai.

Një pretendim i tillë serioz, fatkeqësisht, u tejkalua në heshtje.

IndeksOnline ka kontaktuar misionet diplomatike amerikane në Kosovë dhe Serbi, për të marrë një qëndrim në këtë çështje.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë e drejtoi gishtin kah ajo në Beograd. Ndërkaq, përfaqësia diplomatike amerikane në Beograd refuzoi të shprehë qëndrimet e saj.

“Nuk kemi asgjë për të thënë lidhur me këtë gjë!” deklaroi në formë të prerë, Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Nga ana tjetër, IndeksOnline ka dy javë që ka kontaktuar edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të marrë një deklarim zyrtar mbi këto pretendime të Vuçiqit.

Por, as ekzekutivi nuk u përgjigj në pyetjet e ngritura mbi cenimin e sovranitetit të Republikës.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb bën pretendime territoriale mbi Republikën e Kosovës.

Ai vazhdon të iluzionojë Kosovën si pjesë të Serbisë, teksa Republikën disa herë e kishte akuzuar se kinse po bën “spastrim etnik” ndaj serbëve./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz