BallinaLajmePranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur...

Pranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur çmim të madh

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ku së bashku me familjarët e tyre ka nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se vepra dhe emri i tyre mbeten amanet për brezat që të mos harrohet kurrë çmimi i lirisë.

“Pranë varrit të Heroit të Kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, bashkë me familjarët e tyre, kujtuam me dhimbje e krenari sakrificën e njerëzve që ia hapën rrugën lirisë së Kosovës. 28 vite më pas, emri dhe vepra e Ilirit dhe Hazirit mbeten amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar ai.

Homazhet u zhvilluan në përvjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, të cilët konsiderohen ndër figurat simbol të rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz