BallinaLajmeLSDM: ZNAM tentoi ta shpërbëjë partinë tonë, teksa tani po shpërbëhet vetë

LSDM: ZNAM tentoi ta shpërbëjë partinë tonë, teksa tani po shpërbëhet vetë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

LSDM-ja opozitare thotë se partia ZNAM po përballet me shpërbërje të brendshme.

“ZNAM po shpërbëhet plotësisht në të gjitha nivelet. Pas deputetit Mile Cekov, një tjetër këshilltar i ZNAM-it në Këshillin e Bashkisë së Prilepit është larguar nga shumica qeverisëse. Ky grup, i krijuar nga Maksim Dimitrievski dhe i financuar nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM, me qëllimin e vetëm për të shpërbërë LSDM-në, së pari tradhtoi partinë e tij mëmë, dhe më pas votuesit e saj duke hyrë në koalicionin e tenderit me armikun më të madh të Maqedonisë – organizatën kriminale OBRM-PDUKM.”, reagojnë nga LSDM.

LSDM pretendon se po rifiton besimin e votuesve.

“OBRM-PDUKM është në panik. LSDM po i kthen votuesit e saj çdo ditë, ndërsa OBRM-PDUKM është në rënie të lirë – ata tashmë kanë humbur mbi 150,000 vota për shkak të premtimeve të paplotësuara parazgjedhore për emrin, Marrëveshjen e Prespës, pagat, ekonominë… Mjaft me lajme të rreme apo skandale të rreme. Rrjeti i botëve dhe fermave troll të partisë simotër SNS është zbuluar gjithashtu. Çdo gjë që ata po përpiqen të bëjnë me metodat e Gebelsit tani është e qartë për qytetarët. Kjo është arsyeja pse “platforma” nuk mund të kalojë”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz