BallinaSportBarça e do Bastonin, Interi me kërkesë të lartë

Barça e do Bastonin, Interi me kërkesë të lartë

Të ngjajshme

Arsenali apo Man City? Ja kriteret për shpalljen e kampionit në rast barazimi me pikë

Gara për titull të kampionit në Premierligë mes Arsenalit...

Mateo: Kam fituar dashurinë, nuk kam pendesa

Finalisti i Big Brother VIP 5, Mateo ka folur...

Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me...

Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” shpallet të premten

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për...

Në Spanjë vazhdojnë zërat për interesimin e fortë të Barcelonës për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, i cili konsiderohet si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e repartit defanziv.

Sipas raportimeve, drejtuesit katalunas e shohin italianin si profilin ideal për mbrojtjen, duke e vendosur atë në krye të listës për afatin kalimtar të verës, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Klubi Zikaltër e ka vendosur një çmim të qartë: nga 70 deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Nga ana tjetër, vetë lojtari nuk po shtyn për një largim, duke e mbajtur një qëndrim të qetë ndaj situatës dhe duke lënë gjithçka në dorën e klubeve.

Interi e konsideron Bastonin një shtyllë të projektit dhe është i gatshëm të negociojë vetëm për një ofertë shumë të lartë, ndërsa Barcelona duhet të përballet edhe me kufizimet financiare për ta realizuar një operacion të tillë.

Në këtë moment, gjithçka mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: për ta marrë Bastonin, Barcelona duhet ta bëjë një investim të madh. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz