BallinaSport​Lojtari i Besës së Pejës lëndohet rëndë në ndeshjen me Dinamon, klubi...

​Lojtari i Besës së Pejës lëndohet rëndë në ndeshjen me Dinamon, klubi paralajmëron ankesë

Të ngjajshme

Kapiteni Van Dijk për largimin e Salahut: Kemi kaluar momente fantastike…!

Kapiteni i Liverpoolit, Van Dijk ka folur për lamtumirën...

“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, flet për herë të parë babai i Selin

Toni Bollati, babai i Selin, fitueses së edicionit të...

​Komisioni për Buxhet jep “dritën jeshile” për ligjin e ri financiar

Komisionit për Buxhet gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar...

“Vajton” terro**sti i Banjskës: S’i kam duartë me gjak, dua t’i kthehem familjes!

Avokati Millosh Delleviq, mbrojtës i të pandehurit Vladimir Toliq...

Klubi i Futbollit FC Besa Peja ka reaguar publikisht pas ndeshjes së zhvilluar në Ferizaj, duke shprehur shqetësim për rrjedhën e takimit dhe duke kërkuar trajtim të drejtë në garat sportive.

Në reagimin e klubit thuhet se, ndonëse zakonisht zgjedhin të flasin vetëm përmes lojës dhe rezultateve, ngjarjet e fundit i kanë detyruar të dalin publikisht. “Ajo që ndodhi dje në Ferizaj na detyron të reagojmë, sepse tejkalon çdo kufi të pranueshëm për një garë sportive të drejtë dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Klubi nga Peja thekson se deri në momentin kur skuadra e tyre filloi të avanconte në rezultat, loja ishte e barabartë. “Ekipi ynë ishte i organizuar, konkurrues dhe i barabartë në çdo aspekt të lojës. Por, pas këtij momenti, loja mori një rrjedhë që nuk ka lidhje me futbollin që ne përfaqësojmë”, thekson reagimi.

Më tej, Besa pretendon për ndërhyrje të rënda ndaj lojtarëve dhe ndikim në vendimet e gjyqtarit. “U lejuan ndërhyrje të rënda ndaj lojtarëve tanë pa top… ndërsa vendimet në fushë filluan të ndikohen në mënyrë të dukshme”, thuhet ndër të tjera, duke shtuar se si pasojë e këtyre situatave janë detyruar të bëjnë zëvendësime për shkak të lëndimeve që, sipas tyre, nuk janë sanksionuar siç duhet.

Klubi thekson se objektivi i tyre mbetet futbolli i pastër dhe respekti për lojën, ndërsa kërkon kushte të barabarta në garë. “Kërkojmë vetëm atë që është themelore në çdo garë sportive: drejtësi, barazi dhe kushte të njëjta për të gjithë”, thuhet në reagim.

Në fund, Besa bën të ditur se do të ndjekë rrugët institucionale për trajtimin e rastit. “Ky reagim nuk ka për qëllim të justifikojë asnjë rezultat… Besojmë që institucionet përkatëse do ta trajtojnë këtë situatë me seriozitetin e duhur”, thekson klubi, duke paralajmëruar se do të dorëzojë edhe video-incizime në organet kompetente sapo t’i ketë në dispozicion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz