BallinaLajmeHaxhiu autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza

Haxhiu autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza

Të ngjajshme

Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” shpallet të premten

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për...

Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare...

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhjen e një sasie të naftës

Gjatë ditës së sotme nga njësitet policore të stacionit...

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu sot ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Këtë vendim e ka marrë pas miratimit të vendimit në parlament.

“Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar.
Nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare.
Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare” shkruan Haxhiu në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz