Besa Peja u mposht në fundjavë nga Dinamo në Ligën e Parë.
Por, për pejanët rezultati doli në plan të dytë, shkruan “Gazeta Express”.
Ata ankohen se e panë tmerrin me sy në Ferizaj, ku u përballën me lojë të ashpër të kundërshtarit dhe me lejimin e ndërhyrjeve të rënda nga ana e gjyqtarit.
Pejanët thonë se u janë lënduar lojtarët dhe se posedojnë foto dhe xhirime të tmerrit që e përjetuan në fundjavë.
Ata kërkojnë nga institucionet përkatëse që ta trajtojnë këtë situatë me seriozitetin e duhur, ndërsa kërkojnë drejtësi, barazi dhe kushte të njëjta për të gjithë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin/reagimin e klubit pejan në rrjetet sociale. /Gazeta Express